Vila Z1V5

 

Sip. Ndërtimi   307.9 m²
Sip. Parcele  243.3 m²
Sip. Tarrace  83 m²

 

Hapësirat funksionale janë të mirëorganizuar si dhe me sipërfaqe më të madhe se vilat tip.

 Kati -1: dy poste parkimi, ambienti i lavanterisë dhe një ambient garderobë stinore.
 Kati përdhe: ambienti i ndenjies, i ngrënies dhe i gatimit, i cili komunikon me
verandën e gjelbëruar me pemë ulliri dhe portokalli.
 Kati i parë: dhoma bashkëshortore, me tualet dhe garderobë personale, dy dhoma të tjera gjumi dhe një tualet.
 Kati nëncati:  studio, e cila komunikon nga të dyja anët me veranda tarracë.

Një vëmendje e vecantë i është kushtuar çdo detaji teknik:

  • Hidroizolimi i vilave ka si element thelbësor detajin e drenazhit që shoqëron gjithë perimetrin e vilës, të izoluar fillimisht me materiale bashkëkohore duke filluar nga themeli e deri në sipërfaqe.
  • Muret e jashtëm janë të veshur me Sistem kapotë për një termoizolim shumë të mirë të ambienteve.
  • Impianti HVAC ( Heating, Ventilation & Air Condition) është zgjedhur i markës DAIKIN, lider ne treg për paisjet e kondicionimit. Panelet diellore janë të integruara në këtë sistem.
  • Vetratat janë prodhim gjerman të tipit plastik “K B E ” , të kompletuara me xhama dopjo termik, me hapësirë 24mm, të cilët sigurojnë termoizolim 49 % më të mirë se sistemet e mëparshme, sigurojnë izolim akustik 90% dhe materiali përbërës ndikon ne vetëshuarjen e zjarrit.
  • Elementët e interiorit janë të cilësisë së lartë dhe stilit bashkëkohor.

Të gjitha te drejtat te rezervuara.

.

.

Created by Creativeidea.info