Vila Z3V5

Z3V4 render1

Sip. Ndërtimi   460.4 m²
Sip. Parcele   261.4
Sip. Tarrace     80 m²

Zgjidhja arkitektonike e vilave të tipeve të vecanta thekson elementët e arkitekturës së perdorur në të gjithë kompleksin.

Elementi arkitektonik i çatisë është më dominat.

Trarët në dukje janë një vecori tjetër e këtyre vilave, të cilët shprehin transparencën konstruktive të objektit.

Prezenca e vetratave të mëdha dhe të shumta në të gjithë fasadën është një tipar tjetër i arkitekturës mesdhetare.

Hapësirat funksionale janë të mirëorganizuara dhe të konsiderueshme në krahasim me vilat tip, duke krijuar mundësi edhe për një ambient të dytë ndenjie dhe ngrënie, ambient për palestër dhe për garderobë stinore.

Hapësirat funksionale janë të mirëorganizuar si dhe me sipërfaqe më të madhe se vilat tip.z3v4 render2

 Kati -1: ambient ndenjie, ambient ngrënie, ambinet gatimi, fitness, tualet, lavanteri dhe garderobë.
 Kati përdhe: ambient ndenjie, ambient ngrënie, ambinet gatimi, 2 poste parkimi,tualet, verandë.
 Kati i parë: dhoma bashkëshortore, me tualet dhe garderobë personale, dy dhoma të tjera gjumi me tualet në secilën dhomë.
 Kati nëncati:  ka një studio e cila komunikon me verandat tarracë.

 

Një vëmendje e vecantë i është kushtuar çdo detaji teknik:

  • Hidroizolimi i vilave ka si element thelbësor detajin e drenazhit që shoqëron gjithë perimetrin e vilës, të izoluar fillimisht me materiale bashkëkohore duke filluar nga themeli e deri në sipërfaqe.
  • Muret e jashtëm janë të veshur me Sistem kapotë për një termoizolim shumë të mirë të ambienteve.
  • Impianti HVAC ( Heating, Ventilation & Air Condition) është zgjedhur i markës DAIKIN, lider ne treg për paisjet e kondicionimit. Panelet diellore janë të integruara në këtë sistem.
  • Vetratat janë prodhim gjerman të tipit plastik “K B E ” , të kompletuara me xhama dopjo termik, me hapësirë 24mm, të cilët sigurojnë termoizolim 49 % më të mirë se sistemet e mëparshme, sigurojnë izolim akustik 90% dhe materiali përbërës ndikon ne vetëshuarjen e zjarrit.
  • Elementët e interiorit janë të cilësisë së lartë dhe stilit bashkëkohor.

Të gjitha te drejtat te rezervuara.

.

.

Created by Creativeidea.info